Milutinoviqi nuk pati përgjegjësi për krimet e Serbisë, e ju e akuzoni një grup të armatosur | Çka tha avokati i Thaçit në fjalën hyrëse? - NACIONALE

Milutinoviqi nuk pati përgjegjësi për krimet e Serbisë, e ju e akuzoni një grup të armatosur | Çka tha avokati i Thaçit në fjalën hyrëse?

3 javë më parë

nga Besian Beha

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka nisur fjalën e tij përfundimtare.

Ai qysh në fillim, tha se klienti i tij, pra ish-presidenti i Kosovës, është dhe do të mbetet i pafajshëm.

“Hashim Thaçi është i pafajshëm, pasi ligji ua kërkon ta prezumoni të pafajshëm. Kam dëgjuar kryetarë të Tribunaleve Ndërkombëtare që e keqkuptojnë këtë gjë. Para jush keni katër burra që duhet të prezumohen të pafajshëm. Ky proces ka ardhur këtu pasi Prokuroria ka ngritur pretendime se kanë prova që janë fajtor, dhe për rrjedhojë, për më shumë se 5 vjet jemi në këtë proces, ku duhet të bëhet verifikimi i ZPS-së, për të parë nëse mund të vërtetojnë këto pretendime. Ky gjykim nuk është verifikim i jetës së Hashim Thaçit, por i pretendimit të ZPS-së se Thaçi nuk duhet të jetë i pafajshëm. Ju duhet të nisni kuvendimet se Hashim Thaçi është i pafajshëm, e më pas të mendoni se provat e ZPS-së ju kanë bindur se ai është fajtor. Ju duhet të konstatoni se ZPS-ja ka dështuar, nuk ka arritur të provojë provat e saj, dhe të nxjerrni aktgjykim shfajësues, Hashim Thaçi do të mbetet i pafajshëm. Ju do të arrini në përfundimin e pashmangshëm se ZPS-ja nuk arriti të plotësojë kriteret e barrës së provës”, tha Misetiq, raporton Nacionale.

Misetiq kritikoi Prokurorinë se po synon ta rrëzojë dëshminë endërkombëtarëve, kurse në anën tjetër, emrat e njëjtë i kishin ftuar për të dëshmuar.

ZPS-ja përpiqet të hedh poshtë dëshminë e ndërkombëtarëve, duke thënë se nuk ishin të informuar për funksionimin e UÇK-së. Pretendimi i ZPS-së se ata nuk ishin të informuar, është karakteristikë e veçantë duke patur parasysh natyrën e centralizuar të komunikatave të UÇK-së, deklaratat politike, intervistat në media. Ne dëgjuam nga ZPS që thanë se politika ndaj kundërshtarëve, artikulohej në mënyrë të hapur. Të gjitha këto dokumente publike, duhet të kenë qenë në dispozicion të Burnes e dëshmitarëve të mbrojtjes”, tha më tutje avokati kroat.

Misetiq përmendi paradoksin se si Tribunali i Hagës kishte konstatuar që presidenti serb, Milan Milutinoviq, nuk kishte pasur përgjegjësi për krimet e Serbisë në Kosovë, përderisa Prokuroria po i akuzon disa njerëz të armatosur që kishin ndikim e përgjegjësi.

“Deri më tani, jurisprudenca e tribunaleve ka konkluduar se NATO ka ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë, në përgjigje të Ndërmarrjes Kriminale Serbe. ZPS-ja kërkon juve që UÇK-ja ishte ajo që kishte administratorja e një NPK-ja muaj apo vite më përpara, e jo marsi 1998. TPNJ ka konkluduar se ishte udhëheqësi serb, Milutinoviq, nuk kishte përgjegjësi penale në Kosovë, pasi ishte figurë politike që nuk pati kontroll në forcat e RFJ-së, dhe nuk ka dhënë kontribut të ndjeshëm në NPK. ZPS-ja po kërkon nga ana e juaj të konkludoni pavarësisht se një udhëheqës serb i shtetit të organizuar nuk ka pasur përgjegjësi penale për krime të luftës e krime kundër njerëzimit, ju duhet të konkludoni se udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, një grup i armatosur për disa muaj, ka pasur kontroll e përgjegjësi. Kjo do të ishte padrejtësi historike”, tha ai.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka zbuluar kontradiktat e Prokurorisë së Hagës.

Kjo duke theksuar se si është e mundur që as ndërkombëtarët e as Bislim Zyrapi nuk paskan ditur për “qëllimin kriminal të UÇK-së”, kur komunikatat kanë qenë publike.

“Nga njëra anë ZPS-ja thotë që provat e ndërkombëtarëve nuk duhet të merren parasysh si Burnes, Rubin, Hill, Clark, James Covey, Duncan, Williams e Durkey, sepse sipas tyre, nuk kanë pasur informacion të dispouneshëm. Megjithatë, dëshpërimisht, çështja e Prokurorisë kundër Thaçit mbështetet në deklarata e komunikata që kanë qenë të disponueshme në sferën publike. Ndërkombëtarët në atë kohë kanë qenë të infromuara për të gjitha këto gjëra. Nëse komunikatat publike janë mjete kriminale, si e shpjegon ZPS-së që Zyrapi nuk kishte ifnromacion të tillë, nuk i lexonte ai këto komunikata? Kjo nuk ka pikë vlere e fare kuptim, e aq më pak të përbëjë provë. Si argumenton ZPS-ja që ndërkombëtarët e shefi i shtabit të përgjithshëm nuk kishin informacion për qëllimin kriminal, e niveli më i ulët kishin këtë qëllim? A iu deshën 20 vjet ndërkombëtarëve për të zbuluar krimet në Ruandë, apo krimet në Bosnjë? Jo, sepse retorika në Ruandë, Serbi e Bosnje ishin të qarta, e janë raportuar menjëherë. Komunikatat e UÇK-së nuk kanë qenë nxitëse të krimit, sepse ndërkombëtarët do ta kishin ditur. Çështja e ZPS-së thotë se Thaçi ka qenë në Rambuje, e ndërkohë që fushata e UÇK-së për krimet e luftës, janë shpalosur për 11 muaj, pavarësisht kësaj, ka thënë profesori Williams, që asnjë në grupet e kontaktik nuk e ka përmendur Thaçin”, tha ai.

Lajme të ngjashme