Mashtrimi publik i Haxhiut: E mohon se i kanë kufizuar pagesat për krerët e UÇK-së, nuk e përmend fshirjen e nenit 11 në Udhëzim
Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu, e ka mohuar se i kanë kufizuar pagesat për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ajo në një intervistë në RTV Dukagjini ka thënë se i kanë shkurtuar vetëm pagesat për pengim të drejtësisë.
Megjithatë, Albulena Haxhiu nuk ka thënë asnjë fjalë për fshirjen e nenit 11 në Udhëzim, që lejonte kërkesa për mjete shtesë, në raste urgjente nga avokatët.
“Jo se nuk mundet me udhëzim me u kufizu, ne kemi marrëveshje me ekipet mbrojtëse, dhe marrëveshja është që secili prej tyre i merr 110 mijë euro në muaj. Janë katër nivele të klasifikimit, personat, në këtë rast Veseli, Krasniqi, Selimi, Thaçi, e kanë lëndën më të rëndë, dhe klasifikohen në nivelin 4 dhe marrin 110 mijë euro në muaj, secili. Ajo që kemi bërë është se duke pasur raste për pengim të drejtësisë, e kemi ndryshuar udhëzimin administrativ, e kemi bërë që nuk mund të jesh njësoj si ata që përballen me ato akuza, si ato me pengim të drejtësisë, dhe kjo për të dekurajuar këdo që do ta dëmtojë këtë proces. Rastet e fundit më shumë i dëmtojnë ata se që i ndihmojnë”, tha ajo.
Kërkesat e për pagesa shtesë, kishin qenë të lejuara me Udhëzimin Administrativ që kishte qenë në fuqi deri në fillim të vitit 2024.
Aty, në nenin 11 thuhet se në raste të veçanta, lejohen kërkesa me buxhet shtesë.
“Në raste të veçanta, kur për shkaqe objektive, kërkesa e paraqitur nga mbrojtësi i angazhuar e tejkalon shumën e përcaktuar në marrëveshje, Njësia i propozon Komisionit, shqyrtimin e saj. Propozimi përmban arsyetimin me shkrim”, thuhej në Udhëzimin e kaluar.
Por, Ministria e Drejtësisë e udhëhequr nga Albulena Haxhiu e kishte ndryshuar Udhëzimin Administrativ. Dhe me Udhëzimin e ri, ishte fshirë neni 11, që lejonte kërkesat për buxhet shtesë kur është e nevojshme.
DOKUMENTE:

