Kryetarja e Speciales pas fitores së Trump: Nuk besoj se do të ndikoj në punën e Gjykatës Speciale - NACIONALE

Kryetarja e Speciales pas fitores së Trump: Nuk besoj se do të ndikoj në punën e Gjykatës Speciale

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekatarina Trendafilova ka thënë se nuk beson se fitorja e Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, do të ndikoj në punën e Gjykatës Speciale. Ajo tutje ka spjeguar hapat se si mund të përfundoj mandate i Gjykatës Speciale.

Çka tha Trendafilova?

Komenti im mbi të gjitha është se nëse mbajnë mend gazetarët takimet e mëparshme, kam siguruar, dhe e përsëris, se ne nuk jemi subjekt politik, jemi gjykatë drejtësie dhe askush prej nesh nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim për krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Hisedarët kryesorë janë shtetet anëtare të BE-së, dhe shtetet kontributdhënëse, në mesin e tyre edhe Amerikën. Megjithatë, këtë e kam thënë dhe e përsëris deri në atë moment kur dëshmojnë gabimisht, askush, asnjëherë, nuk ka provuar të ndërhyjë në punën tonë. Vetëm nëse na pyesin sa do të zgjasë një rast.

Nuk besoj që Amerika e cila ka qenë e lidhur me këtë projekt të Kosovës dhe BE-së, kjo mund të bëhet vetëm me njoftim nga Këshilli i Bashkimit Evropian që rastet kanë përfunduar, e hetimet janë kryer. Për sa i përket zgjedhjeve, ajo ishte zgjedhja e popullit amerikan, megjithatë Amerika njihet një nga vendet që shumë promovojnë sundimin e ligjit dhe nuk besoj ata do të përfshihen në diçka që ka të bëjë me Gjykatën Speciale.

Ka procedura, zhvillimi i zakonshëm i procedurave, mënyra e zakonshme se si Dhomat e ndryshme kontrollojnë njëra-tjetrën, kemi avokatin e Popullit, Kryqin e Kuq, raportet tona, paraqitjet para shoqërisë civile.

Lajme të ngjashme