Kërcënoi me sulm në xhami, dënohet me 6 muaj qytetari nga Mitrovica
Një muaj më parë, Patrik Kurti kishte kërcënuar në “Tik Tok” për “zhdukjen” e komunitetit mysliman në Kosovë, gjë e cila, sipas Gjykatës Themelore në Mitrovicë, përbën gjuhë të urrejtjes dhe fyerjes.
Siç raporton Betimi për Drejtësi, Kurti është dënuar të premten me 6 muaj burgim për nxitje të urrejtjes fetare, pasi e pranoi fajin.
“Po, e pranojë fajësinë’’, - deklaroi ai, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Për një katolik ja q.. n.. 1.900, që s’ju zhduku nuk hi unë në burg për njo, për një muslim.t për 1.900, tri dardha ja shti në të parin kat të premten e zezë, ja u msheli derën për përjashtë ngërrk edhe në te dytin kat ku hypin gratë ngërrk, talibankat edhe aty ku mbledhen te xhamia rrak, mitrolozin ne krah edhe ja u q. n..’’, pastaj tri dardha veç kur te shkon xhamia pufff edhe kur shkon hoxha me vibrator ne gojë, sa mirë, a e din sa mirë...’’, duke ju referuar Xhamisë së madhe në qendër të qytetit”, kishte thënë Kurti në “TikTok”.