“Kadrinë s’e kam njohur kurrë, Thaçin e Selimin po” – Dëshmitari 24 thotë se UÇK-ja nuk kishte strukturë të mirëfilltë
Ish-komandant i UÇK-së e ish-anëtar i LDK-së ka qenë dëshmitari numër 24 në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së. Ai sot ka dëshmuar në Hagë me masa mbrojtëse, ku ka folur duke nisur nga struktura e UÇK-së, e deri te koalicionet LDK-PDK pas luftës. Nacionale sjell të përmbledhur dëshminë e tij.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte strukturë të mirëfilltë, dhe përbëhej nga bujq e fshatarë që ishin ngritur për ta mbrojtur vendin. Kështu deklaroi para Gjykatës Speciale dëshmitari numër 24 në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së.
Avokati Ben Emmerson e ka pyetur për një takim në zonën e Dukagjinit ku kishte marrë pjesë Ramush Haradinaj, dhe më pas ka bërë krahasime me zonën ku ka funksionuar dëshmitari.
“Jemi në gjysmën e dytë të qershorit në procesin e vetformimit të zonës së Dukagjinit. Te komandanti Ramush thotë që nuk po na jepet mbështetja e duhur nga shtabi i përgjithshëm. A ka ndodhur kështu edhe në zonën e Pashtrikut?”, deklaroi Emmerson.
“Nuk kem pas pozita të shumta, kom pas zëvendës timin, shef të operativës, komandant të njësisë për reagime të shpejta dhe komandant të togjeve”, deklaroi dëshmitari.
Dëshmitari e pranoi se shumë deklarime e njoftime nga UÇK-ja bëheshin për ta prezantuar ushtrinë si më të organizuar para popullit edhe pse nuk ishte e tillë.
“Një ndër detyrat kryesore është edhe ruajtja e moralit të lartë”, deklaroi dëshmitari.
Ai e pranoi se UÇK-ja nuk ka pasur një strukturë të mirëfilltë.
“Dua të iu pyes që mbështetur në dëshminë e atasheut ushtarak që të quhet organi mbi UÇK-në si shtab i përgjithshëm ishte ç’orientuese?”, pyeti Emmerson.
“Nuk ka pas një strukturë të mirëfilltë”, tha dëshmitari.
Dëshmitari gjithashtu deklaroi se në vitin 1998 shtabi i përgjithshëm nuk kishte efekt mbi UÇK-në dhe as nuk kishte bashkërendim mes zonave dhe shtabit të përgjithshëm.
“Në Llukë e Ulët në Deçan caktoheshin persona si roje natën. Ata ishin vullnetar të paarmatosur pa uniforma. Në Llukë e Ulët disa mbrojtës zgjidhnin të vishen me xhinse të errëta për t’u identifikuar si mbështetës të UÇK-së. Në prill 1998 disa fshatarë patën mundësi të gjenin uniforma ushtarake me kamuflazhin e UÇK-së”, deklaroi Emmerson.
“Zonën e kanë kontrolluar ushtarët në rrugën kryesore, i kemi pas ushtarët kanë vëzhguar kanë komunikuar me qytetarët, i kanë ndihmuar. Kjo ka qenë”, tha ai.
Dëshmitari deklaroi se pas sulmeve në Dukagjin gjendja e tyre ishte dukshëm më e rënduar.
Emmerson: Ka një konstatim që nga fundi prillit forca serbe ishin rritur në Dukagjin dhe shumica e fshatrave në këtë zonë ishin rrethuar nga forcat serbe dhe kishin ngritur linjën mbrojtëse, dhe kur sulmoheshin fshatrat e tjerë shkonin të ndihmonin. Ju na thatë për sulmet serbe në veri të zonës tuaj në fillim të korrikut, a ishit ju në dijeni të faktit që po rritej prania e forcave serbe?
“Sigurisht që ne njërën anë u dashke me marrë popullatën në mbrojtje sepse predhat kanë ndodhur që 4-5 predha në fshat me u zbraz për një ditë, dhe jemi munduar me strheu popullin, dhe në të njëjtën kohë u dashke me u mundu për sigurimin e armatimit”, tha dëshmitari.
Emmerson e pyeti lidhur me një deklaratë ku ishte marrë vendim për unifikimin e qeverisë në ekzil dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmitari aty tha se Thaçin e Rexhep Selimin i ka njohur, kurse Kadri Veselin asnjëherë.
“Hashim Thaçin e kam njohur gjatë luftës, kemi qenë në institucione bashkë. Rexhep Selimin e njoh para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës. Sokol Bashotën gjithashtu. Adem Grabovcin ka pasur funksione publike. Të tjerët asnjë nuk i njoh. Kadri Veselin se kam njohur kurrë, deri pas luftës kur ka marrë funksione”, tha ky dëshmitar.
Ai më herët gjatë ditës është pyetur nga avokati i Thaçit për koalicionet pas lufte ndërmjet LDK-së dhe PDK-së. Dëshmitari deklaroi se Thaçi ka punuar me LDK-në për të mirën e Kosovës.
Pjesë nga biseda:
Keohe: Ju në ZPS keni folur për problemet që kanë lindur pas luftës. Do të doja të shohim veprimtarinë tuaj pas luftës për të parë nëse përputhet me pyetjet. A është e vërtetë që nga viti 2001 deri më 2004, Thaçi u bashkua në koalicion me Rugovën dhe z.Thaçi u tërhoq pastaj dhe lejoi Bajram Rexhepin
Dëshmitari: Po
Keohe: Ishte Thaçi ai që mbështeti Rugovën të bëhej president ne Parlamentin e Kosovës.
Dëshmitari: Po
Keohe: 2004-2007 Thaçi ishte në opozitë me PDK-në dhe pajtohej që bashkohej me ekipin e Rugovës për të bërë negociatat për statusin e Kosovës. Dhe ky grup është kryesuar nga një udhëheqës i LDK-së, Fatmir Sejdiu dhe Thaçi punoi me këtë ekip ndonëse ishte në opozitë?
Dëshmitari: Po
Keohe: Nga 2007 deri në 2010 dhe u bë kryeministër. Ftoi LDK-në që të bashkohej në koalicion për të formuar qeverinë?
Dëshmitari: Po
Keohe: Fatmir Sejdiu personi që e përmenda më herët u bë president i Kosovës?
Dëshmitari: Po
Keohe: 2014 deri 2017 pasi fitoi zgjedhjet Thaçi, ai e solli LDK-në si pjesë të koalicionit dhe ia dha pozitën e kryeministrit udhëheqësit LDK-së, Isa Mustafës?
Dëshmitari: Po
Keohe: Në 2016 LDK-ja votoi në favor të Thacit për president?
Dëshmitari: Po
Keohe: Pra gjatë gjithë kësaj kohe Thaçi ka punuar krah për krah me ju dhe LDK-në për të mirën e Kosovës apo jo?
Dëshmitari: Po
Emmerson: Do të doja të filloja duke iu pyetur për një dokument, intervistë që i keni dhënë Prokurorisë. Keni thënë që Kadri Veselin se ka njohur kurrë kërkush, e mbani mend?
Dëshmitari: Po
Emmerson: