Ish prokurorja Maria Bamieh merr gjysmë milioni pasi u pushua nga puna për zbardhjen e korrupsionit në Eulex - NACIONALE

Ish prokurorja Maria Bamieh merr gjysmë milioni pasi u pushua nga puna për zbardhjen e korrupsionit në Eulex

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish prokurorja e EULEX-it që ishte shkarkuar nga detyra e saj pas punës si sinjalizuese në lidhje me korrupsionin e dyshuar në misionin më të madh të jashtëm të drejtësisë së BE-së ka fituar një rast historik ndaj Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe do të marrë dëmshpërblim prej mbi 400 mijë funtesh.

Maria Bamieh, juriste, ka pretenduar gjatë tetë viteve të kaluara se Zyra për Punë të Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim (FSDO) kishte dështuar që t’i ofronte mbështetje pasi ajo kishte provuar të ekspozonte marrëveshjet e fshehta mes EULEX-it dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë.

Zyrtarët qeveritarë – siç thoshte ajo – i kishin thënë asaj që të injoronte provat e këtij bashkëpunimi.

Një seancë pritej të mbahej gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti për këtë rast, por megjithatë ajo ka arritur marrëveshje përmes të cilës do të përfitojë gjysmë milioni euro (423 mijë funte). FCDO-ja tha që vazhdon t’i mohojë pretendimet e znj. Bamieh.

Bamieh foli për herë të parë për gazetën The Guardian, duke thënë se duhej të lavdërohej që kishte ekspozuar prova të korrupsionit, por në vend të lavdërimit ishte keqtrajtuar dhe pushuar nga puna.

“Besoj që unë duhej të lavdërohesha dhe mbështetesha nga FCDO-ja për ngritjen e shqetësimeve në lidhje me korrupsionin e mundshëm brenda EULEX-it dhe për shkak të trajtimit që mora më pas, por ata më praktisën,” - tha ajo.

Bamieh ka punuar në Kosovë si prokurore ndërkombëtare për EULEX-in kur kishte ngritur këto shqetësime në mesin e vitit 2012.

EULEX ka kushtuar më shumë se 1 miliardë euro, me premtimin se do të ndiqte “peshqit e mëdhenj” mes politikanëve kosovarë që pretendohej të ishin përfshirë në krim të organizuar.

Bamihej në të kaluarën është marrë me krimet e luftës dhe krimi i organizuar.

Në dokumentet e gjykatës pretendohej se ajo kishte zbuluar një konspiracion që mësynte të minonte punën e saj në hetimin e korrupsionit të disa zyrtarëve të shëndetësisë.

Maria Bamieh po shpreson që të ofrojë dëshmi para komitetit të zgjedhur të punëve të jashtme rreth trajtimit të saj me një tjetër sinjalizues brenda EULEX-it të quajtur Malcom Simmons.

Lajme të ngjashme