Ish-oficeri britanik në Hagë: UÇK-ja dëshironte të dukej si ushtri e organizuar, ushtarët kishin ndjesi patriotike
Ish-oficeri britanik, Douglas Young, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Ai ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës donte të dukej si ushtri e organizuar, por që kjo ishte larg realitetit.
Young i ka përshkruar ushtarët si me ndjesi të fortë kombëtare e patriotike, raporton Nacionale.
Pjesë nga biseda:
Avokati: Ata donin të shikoheshin si ushtri e armatosur. Pse thoni që e kishin me dëshirë të dukeshin të organizuar?
Dëshmitari: Për dy arsye: njëra që UÇK-ja të prezantohej në mënyrën më të mirë të mundshme me organizatat ndërkombëtare. Sa më i mirë të ishte organizimi, aq më efektive do të ishin marrëdhëniet e tyre.
Avokati: A ishte qëllimi të inkurajoheshin këto shtete të ndihmonin?
Dëshmitari: Mendoj që marrëdhëniet publike do të ishin pjesë e madhe e kësaj qasje, ata donin të shikoheshin si organizatë që mund të merreshe me ta dhe të kishin zë më të lartë.
Avokati: Si rezultat kishte një lloj stimuli që kishte ekzagjerim të organizimit të UÇK-së, nivelin që ata pretendonin nuk ishte real?
Dëshmitari: Po. Mund të them që nga marrëdhëniet e mia të zgjeruara me shqiptarët dhe veteranë pas luftës, ishte pjesërisht për shkak të karakterit kombëtare e psikologjisë kombëtare të tyre që ata donin që forca e tyre të shihej si e nderuar dhe si përfaqësuese e fitores kombëtare. Kishin karater të fortë kombëtar dhe ndjesi patriotike.
Avokati: A ishin ata të gatshëm se çfarë sisteme komunikimi përdornin?
Dëshmitari: Nuk mendoj. Komentet për sistemin e komunikimit kanë të bëjnë me konstatimet e mia personale. Mund edhe të ketë ndodhur, por nuk më kujtohet një rast kur një ushtar mezi priste të më tregonte çfarë aftësish kishin ata. I kam parë duke pranuar mesazhe, por s’ka qenë qëllimi kryesor demonstrimi i komunikimit.
Avokati: Sa i takon pikave të kontrollit, i keni diskutuar në deklaratën tuaj. Keni thënë se keni parë vetëm dy pika kontrolli në zonën tuaj. A është e saktë?
Dëshmitari: Unë vetëm jam ndaluar në ato dy vende kam qenë në dijeni edhe të vendeve të tjera. Vendet e tjera i kam parë nga larg, nga rruga psh.
Avokati: Ndërmjet njerëzve që kemi takuar kolegu im njohu një person dhjetëshin. Kjo donte të thoshte diçka për kolegun tim?
Dëshmitari: Po
Avokati: Ju përshkruani se kolegu juaj e njohu një person që ishte shefi i operacionieve sekrete të UÇK-së. A iu kujtohen këto referencë?
Dëshmitari: Përveç referencës në raportin për ngjarjen që unë nuk e kam parë, ka gabime në të mbështetur në intervistën time me departamentin me misionin verifikues në Kosovë. Shpreshja jo domosdoshmërisht ka ardhur nga unë, ndoshta ka qenë problem interpretimi apo përkthimi.