Gazetari i FAZ: Dënimi prej 45 vjetësh për Thaçin do të ishte grotesk, sepse i barabartë me atë të Mladićit
Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka komentuar kërkesën e prokurorisë për një dënim prej 45 vjetësh burg ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Martens shprehet se, pavarësisht dilemit nëse Thaçi mban apo jo përgjegjësi për krime lufte, një dënim i tillë do ta barazonte atë me Ratko Mladićin, komandantin e gjenocidit të Srebrenicës, duke e cilësuar këtë krahasim si një ide “groteske”.
Sipas gazetarit gjerman, një dënim i tillë do të ngrejë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin dhe drejtësinë e vendimeve gjyqësore në raport me krimet e luftës në Ballkan.
"Nuk e di nëse Hashim Thaçi mban përgjegjësi për krime lufte apo jo. Por nëse ai do të dënohej me 45 vjet burg, siç kërkon prokuroria, kjo do ta vinte atë në një rrafsh me Ratko Mladiçin, i cili komandoi gjenocidin e Srebrenicës. Një ide groteske." - tha ai.
I don’t know whether Hashim Thaçi bears responsibility for war crimes or not. But if he were to receive 45 years in prison, as the prosecution demands, this would put him on par with Ratko Mladić, who commanded the Srebrenica-genocide. A grotesque idea.https://t.co/D1ieqm1O1T
— Michael Martens (@Andric1961) February 9, 2026