EKSKLUZIVE: Flet për Nacionalen avokatja e djalit të Mefail Shkodrës që u dërgua në mbajtje - NACIONALE

EKSKLUZIVE: Flet për Nacionalen avokatja e djalit të Mefail Shkodrës që u dërgua në mbajtje

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Enis Shkodra, djali i Mefail Shkodrës, njeriut që gjendet në arrati bashkë me dy djemtë tjerë, Engjëll Shkodrën dhe Edonis Shkodrën, pas vrasjes së trefishtë në Gjilan – ishte shoqëruar në Polici.

Lirije Kovani, avokatja e Enis Shkodrës, djalit të Mefail Shkodrës, ka treguar ekskluzivisht për Nacionalen, se si u lirua sot Enis Shkodra pas ndalimit 48 orësh.

Ajo rrëfen se si ishte njoftuar Enis Shkodra për rastin që ndodhi të dielën në Gjilan dhe se si alibia e tij ishte, se në ato momente, ai ndodhej në një nga restorantet e Gjilanit, në një aheng, siç thotë avokatja “duke ushtruar profesionin e tij si kameraman’.

Shprehi ngushëllimet për familjarët e viktimave, për rastin tragjik të së dielës. Fillimisht të sqaroj për opinionin publik, që kam qenë mbrojtëse e njërit prej anëtarëve të familjes së ngushtë.

I njëjti ka alibi se në kohën kur ka ndodhur rasti, i njëjti ka qenë duke bërë video-xhirime në një aheng familjar në një nga restorantet e komunës së Gjilanit.

Ai është njoftuar nga nëna e tij për rastin që ka ndodhur dhe me të arritur në vendin e ngjarjes i njëjti i dëgjon njerëzit që flasin për rastin dhe për një moment, zyrtarët policorë e pyesin se kush është, i njëjti tregon se kush është dhe e marrin, e fusin në veturë zyrtare.

Me vendim të prokurorit, i njëjti intervistohet nën dyshimet për involvim në veprën penale, por më pas dëshmohet se i njëjti nuk ka qenë i involvuar në veprën penale”, thotë ajo.

INTERVISTA E PLOTË:

Oqean Dërmaku: A është pyetur nga zyrtarët policorë se a ka qenë në dijeni për rastin dhe se a ka dijeni nëse familja e tij ka pasur problem me tash viktimat?

Avokatja Lirije Kovani: Po, është pyetur nga zyrtarët policorë dhe ka dhënë detaje të mjaftueshme se nuk ka njohuri nëse anëtarët e familjes kanë pasur problem me viktimat dhe personalisht nuk i ka njohur vviktimat.

Oqean Dërmaku: Do të thotë ai kishte alibi që nuk ka qenë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka qenë në dijeni për rastin. Sot është liruar, a po?

Lirije Kovani: I njëjti ditën e dielë është ndaluar për 48 orë, mirëpo dje është mbajtur seancë në Prokurorinë Themelore në Gjilan. I njëjti në detaje ka sqaruar se çka ka njohuri për këtë vepër dhe i njëjti me prova të bazuara dëshmon se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes.

Andaj prokurori i shtetit, me procedurë të rregullt e ka liruar sot.

Oqean Dërmaku: Pas lirimit, a keni arritur të dëgjoheni me familjarët që janë këtu, pasi tre persona tashmë janë në arrati?

Lirije Kovani: Po, pas daljes së klientit tim nga qendra e ndalimit në Gjilan, më ka telefonuar dhe ndjen pendesë shumë të madhe për rastin që ka ndodhë po ashtu edhe familjarët ndjejnë shumë keqardhje për rastin që ka ndodhur.

Lajme të ngjashme