Edhe një arratisje: I dyshuari për fajde që u arrestua me nënën dhe vëllezërit, ik nga spitali - NACIONALE

Edhe një arratisje: I dyshuari për fajde që u arrestua me nënën dhe vëllezërit, ik nga spitali

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Burime të gazetës Nacionale kanë bërë të ditur se është arratisur Lorik Xhemshiti, i cili më 19.07.2024 ishte arrestuar së bashku me dy vëllezërit dhe nënën e tij, të dyshuar për fajde.

Burime të gazetës Nacionale kanë bërë të ditur se Lorik Xhemshiti ka ikur nga Klinika Hematologjise. Ai së bashku me nënën dhe dy vëllezërit po mbahej në paraburgim pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit të ikin dhe ti shmangen procedures penale, do të përsërisin vepra tjera penale të natyrës se njëjtë ose të natyrave më të rënda, po ashtu të pandehurit mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale ose do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek njëri tjetri andaj gjyqtari konstatoi se masa e paraburgimit, tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko–penale” – thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prishtinës më 20.07.2024.” – thuhej në vendim të gjykatës.

Xhemshiti futet në rradhën e disa të arratisurve të tjerë, çka është bërë dukuri kohëve të fundit.

Lajme të ngjashme