Dëshmitari Haxhi Mazreku në Hagë: Kushëriri im ka qenë kryetar i socialistes në fshat - NACIONALE

Dëshmitari Haxhi Mazreku në Hagë: Kushëriri im ka qenë kryetar i socialistes në fshat

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ka vazhduar ditën e sotme gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.

Haxhi Mazreku, dëshmitar, ka konfirmuar se kushëriri i tij kishte qenë kryetar i socialistes në fshat.

“Është kushëri i imi (Nezir Mazreku) dhe ka qenë kryetar i socialistes, domethënë në Opterushë ka shërby si kryetar. Ka punu punën e vet, e ka punu punë bujqësie. Kryetar ka qenë. Ka këqyr me çdo kusht me e mbrojtë fshatin. Bile për këtë person shumë kam rreziku unë veten se dojshin për me e marrë, por iu thash nëse këta e merrni, duhet me më hek mu tani këta me marrë se përndryshe nuk lëshoj pe. Kështu ka qenë. E di fshati, e dinë të gjithë. Veç pse ka qenë kryetar i socialistes domethënë në atë kohë”, tha Mazreku, kur iu prezantua një dokument ku thoshte se personat që do të duhet të merren në pyetje janë dëshmitari dhe Nezir Mazreku.

Dëshmitari, tutje u pyet se kush dëshironte ta merrte Nezir Mazrekun dhe ai u përgjigj duke thënë se personat që kinse iu bashkuan UÇK-së.

“Po këta që iu bashkëngjitën gjoja UÇK-së, domethënë këta persona. Po krejt problemi që ka qenë prej fshati, fshatarët e tanë domethënë se ky demek kryetar i socialistes e me kqyr me e marrë këta se gjoja bashkëpunëtor. S’ka të bëjë me bashkëpunëtor, absolutisht. E ka mbajtë me mish e me shpirt fshatin, komplet komunitetin shqiptar e serb. Por, këtu ka qenë njëfarë propagande, njëfarë kërcënimi edhe unë u mundosha me grupin tim që mos me ardhë deri tek konflikti, deri tek gjakderdhja e më kapën në sy të keq edhe mu. Kjo është e vërteta”, tha Mazreku. /BetimiPërDrejtësi

Lajme të ngjashme