Dëshmitari britanik në Hagë: Nuk kam thënë se i ndaluari ishte në duart e inteligjencës së UÇK-së - NACIONALE

Dëshmitari britanik në Hagë: Nuk kam thënë se i ndaluari ishte në duart e inteligjencës së UÇK-së

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-oficeri britanik, Douglas Young, po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.

Young e ka mohuar se ka thënë se një person i ndaluar kishte qenë në duart e inteligjencës së UÇK-së.

‘‘Unë nuk kam thënë, s’kam bërë asnjë deklaratë se ky person ishte në duart e inteligjencës’’, tha ai.

Paraprakisht, një pjesë e pyetjeve ndaj tij është zhvilluar në sesion privat.

Në vazhdim, ai tha se ata si Mision i Verifikimit në Kosovë (MVK) kishin komunikimin më shumë në nivele lokale në krahasim atë amerikan që sipas tij kishin kontakte të nivele më të larta.

Ai tha se ata kanë pasur verifikuesit e tyre edhe në qendrën qendrore të MVK-së dhe se vlerësimet i kanë bërë vetë.

Lidhur me kolonelin Jon Crossland, ai tha se kishte bërë trajnim në terren me të dhe se ishte njeri me përvojë dhe shumë i spikatur.

Lajme të ngjashme