Behrami: Derisa Gjykata Speciale i frikësohet dëshmitarëve të mbrojtjes, tregon se ka diçka për t’u fshehur - NACIONALE

Behrami: Derisa Gjykata Speciale i frikësohet dëshmitarëve të mbrojtjes, tregon se ka diçka për t’u fshehur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Gjykata Speciala po tregon se është duke fshehur diçka përderisa frikësohet nga dëshmitarët e mbrojtjes.

Ai po ashtu rikujtuar faktin që tribunali i Hagës gjeneralin Clark e ka pranuar si dëshmitar kundër Millosheviçit, ndërsa në anën tjetër, Gjykata Speciale nuk e pranon gjeneralin Clark të dëshmojë për pastërtinë e luftës sonë dhe për koordinimin e UÇK-së me NATO’n.

“Kur Gjyjata Speciale i fikësohet dëshmitarëve të mbrojtjes, tregon se ka diçka për t’u fshehur. Tribunali i Hagës gjeneralin Clark e ka pranuar si dëshmitar kundër Millosheviçit. Derisa, Gjykata Speciale nuk e pranon gjeneralin Clark të dëshmojë për pastërtinë e luftës sonë dhe për koordinimin e UÇK-së me NATO’n. E tmerrshme!” – tha ai.

Kujtojmë që 9 diplomatët e njohur që pritet të dëshmojnë pro ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dëshminë e tyre nuk do të mund ta japin menjëherë.Edhe pse në moshë të shtyrë e me probleme shëndetësore, Gjykata Speciale e ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Thaçit që këta diplomatë të dëshmojnë menjëherë, pasi që ka rrezik të vdesin.Gazeta Nacionale e ka parë vendimin dhe ka sjellë detaje të hollësishme.

Ditë më parë avokati i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, Gregory Keohe, kërkoi që disa diplomatë të ftohen për të dhënë dëshmitë e tyre pro-Thaçit menjëherë. Kjo pas vdekjes së ish-sekretares amerikane, Madeline Albright, që gjithashtu planifikohej të jepte dëshmi. Avokati i Thaçit kishte argumentuar se këta diplomatë duhet të dëshmojnë menjëherë, si rrezik i moshës së shtyrë dhe problemeve shëndetësore.

Lajme të ngjashme