Avokatja Furtuna Sheremeti: Kërkesa për dënim prej 45 vitesh për Rexhep Selimin, jashtë çdo standardi
Furtuna Sheremeti, pjesë e mbrojtjes së Rexhep Selimit, ka mbajtur fjalën e saj në gjykimin e krerëve të UÇK-së.
Ajo ka theksuar se kërkesa për dënim prej 45 vitesh, është jashtë çdo standardi.
“Ne besojmë në pafajësinë e Rexhep Selimit, por nëse trupi gjykues arrin te dënimi, atëherë dënimi me 45 vjet, është praktikisht dënim me jetë, dhe në shpërputhje të plotë me komplet procesin. Kërkesa është e pashpjegueshme dhe nuk është në përputhje me standardet kombëtare të krimeve të luftës. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë prezumimin e pafajësisë. Duhet të kemi parasysh faktorët lehtësues, z.Selimi ka kaluar kohë të gjatë në paraburgim, dhe ka shkatërruar jetën e tij familjare. Filloi gjatë pandemisë së Covid-19, kushtet ishin të rrepta, kontakti me familjen i kufizuar”, tha ajo.