Avokati i serbit që u arrestu dje për protestat në veri: Prokuroria s’ka prova, fotot janë fabrikuar - NACIONALE

Avokati i serbit që u arrestu dje për protestat në veri: Prokuroria s’ka prova, fotot janë fabrikuar

3 javë më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person M.D, i cili akuzohet për katër vepra penale në protestën para komunës së Zveçanit në maj të vitit të kaluar.

Ndërsa sot, ndaj M.D. është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ku këtë e ka konfimu për KoSSev, avokati i tij, Nebojsha Dançetoviq.

Avokati Dançetoviq ka thënë se provat e prokurorisë janë të pabaza.

Prokuroria nuk ka prova. Këto janë disa foto të fabrikuara – se është parë me xhup të verdhë në një protestë, se mban diçka në dorë – nuk dihet nëse është shishe me ujë. Provat e prokurorisë janë të pamjaftueshme”, tha ai.

Ai konfirmoi se klienti i tij ishte në protestë atë ditë, por tha se e bëri këtë për shkak të “një mosmarrëveshjeje politike”.

Nuk mund të cilësohet si sulm ndaj rendit kushtetues. Është e vërtetë që ka qenë në protestë, por nuk është e vërtetë se ka plagosur ndonjë ushtar dhe as ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

M.D. ngakohet nga Prokuroria me katër vepra penale: “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Lajme të ngjashme