Avokati i Rexhep Selimit i drejtohet Prokurorisë: A po thoni që edhe Adem Jashari ishte pjesë e ndërmarrjes kriminale? - NACIONALE

Avokati i Rexhep Selimit i drejtohet Prokurorisë: A po thoni që edhe Adem Jashari ishte pjesë e ndërmarrjes kriminale?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Avokati i Rexhep Selimit, Jeoffrey Roberts, ka sfiduar Prokurorinë e Hagës.

E ka pyetur nëse Adem Jashari ishte pjesë e Ndërmarrjes Kriminale.

“Një emër që përmendet është Adem Jashari, që ka qenë shumë i përmendur. Është përmendur në luftimet e Prekazit 1998, fillim të marsit, nga Prokuroria. E anashkalojnë masakrën e kësaj familje. Përmenden disa raste sikur janë takuar në 1992. Apo që është prezantuar me z.Selimi nga Sylejman Selimi më 1994. Përfundimi i logjikshëm që ka nxjerr ZPS-ja nga këto situata, është se këto lidhje mes të akuzuarve dhe z.Jashari janë relevante për argumentet e ZPS-së për NPK-në. Mendoj që këtë e bëjnë sepse sipas tyre edhe z.Jashari është anëtar i pretenduar i Ndërmarrjes Kriminale që nuk ia përmendin emrin. Nuk mund të diskutosh thelbin e NPK-së, dhe të pretendosh që çdo anëtar i lartë në UÇK paska qenë pjesë e NPK-së. Nëse e pyet Prokurorinë, a ka qenë z.Jashari pjesë e NPK-së, sepse nëse do të ishte kështu, do të duhej të vërtetonin. Shpresoj që ju një moment t’i bëni këto pyetje”, tha ai.

Lajme të ngjashme