Avokati Hasani: Nëse shefi i Shtabit të UÇK-së nuk kishte dijeni për ‘planin kriminal’, për çfarë përgjegjësie komanduese bëhet fjalë?
Avokati në Kosovë, Valon Hasani, ka komentuar procesin në Hagë.
Ai ka thënë se ka kontradikta të mëdha në Prokurorinë e Specializuar.
Në njërën anë ata thonë se komunikatat shërbyen për ‘plane kriminale’, e në anën tjetër thonë se Bislim Zyrapi si shef i shtabit nuk kishte dijeni.
Postimi:
Një përmbledhje nga fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe Mbrojtjes në seancën pranë Dhomave të Specializuara në Hagë:
Prokuroria:
Plani i përbashkët kriminal nga grupi është shpërndarë kryesisht përmes komunikatave të lëshuara nga Shtabi i Përgjithshëm, dhe më pas anëtarët e UÇK-së e kanë kuptuar dhe zbatuar planin praktikisht. Megjithatë, Bislim Zyrapi si shef i Shtabit nuk e ka ditur dhe kuptuar këtë plan, ashtu siç nuk e kanë ditur dhe kuptuar Clark, Rubin dhe të tjerët.
Mbrojtja:
Nëse plani ishte publik dhe u kuptua nga anëtarët e UÇK-së në terren, si është e mundur që figura kyçe, shumë afër ngjarjeve — shefi i Shtabit Bislim Zyrapi, Wesley Clark, James Rubin dhe të tjerët — nuk e kuptuan kurrë këtë plan?
Nëse shefi i Shtabit nuk kishte dijeni për zbatimin e këtij plani, për çfarë kontrolli efektiv, rrjedhimisht për çfarë përgjegjësie komanduese po behet fjale?