“Ata janë në pushtet, le t’i shohin punët”: Sylë Hoxha iu përgjigjet akuzave nga Vetëvendosja - NACIONALE

“Ata janë në pushtet, le t’i shohin punët”: Sylë Hoxha iu përgjigjet akuzave nga Vetëvendosja

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-prokurori Sylë Hoxha ka reaguar pasi u përmend në konferencën e Vetëvendosjes lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Sami Kurteshi nga VV-ja e akuzoi Sylë Hoxhën se ka qenë i përfshirë “në vrasjen e Deharit”.

Megjithatë, Hoxha në një deklaratë të shkurtër për Nacionalen ka theksuar se asnjëherë nuk ka qenë prokuror i rastit.

Jam deklaru shumë herë, janë raportet e mia zyrtare, ato që kam komunikuar i kam thënë. Prokuror i rastit nuk kam qenë asnjëherë, vetëm në cilësinë e Kryeprokurorit”, tha Hoxha.

Ai i bëri thirrje VV-së që ta zgjidhë këtë rast pasi është në pushtet.

“Nuk dua t’i komentoj, ata janë në pushtet, le t’i shohin puntë, nuk dua me komentu. Nuk kam asnjë gjë në atë punë, e ndjej veten shumë mirë, që nuk kam kurrgjë të bëj me ato cka po thonë ata”, tha Hoxha për Nacionalen.

Lajme të ngjashme