11 mijë euro për dreka zyrtare në restaurantin e Ridvan Muharremit: Detaje nga aktakuza për rezervën - NACIONALE

11 mijë euro për dreka zyrtare në restaurantin e Ridvan Muharremit: Detaje nga aktakuza për rezervën

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Rreth 11 mijë euro të buxhetit të Kosovës, ishin shpenzuar në dreka zyrtare në Restaurantin “Bukë e Zemër” të Ridvan Muharremit.

Kjo thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Rozeta Hajdarit.

Drekat ishin bërë nga marsi 2022 deri në korrik 2023.

Madje, njëra prej drekave ishte paguar në ditën kur MINT e bëri kontratën me kompaninë turke.

“Nëse analizojmë më në detaje këto transaksione, vërehet se të njëjtat kanë filluar të realizohen nga muaji mars i vitit 2022, pra, pikërisht në kohën e zhvillimit të procesit të blerjes së rezervave shtetërore të mallit (grurë, vaj dhe sheqer), ku ishte i përfshirë Ridvan Muharemi”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të siguruar nga Nacionale.

Lajme të ngjashme