Ai që raporton tërmetet shkakton 'tërmet' në zyrë: Kërcënoi e sulmoi vartësin, shpëton pa asnjë masë nga Rizvanolli - NACIONALE

Ai që raporton tërmetet shkakton 'tërmet' në zyrë: Kërcënoi e sulmoi vartësin, shpëton pa asnjë masë nga Rizvanolli

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk kishte punë me tërmete gjatë muajit maj 2022, por një ‘tërmet’ do të ndodhte në zyret e saj. Zv. Drejtori që është praktikisht drejtor i saj, Luan Morina, e kishte sulmuar verbalisht dhe e kishte kanosur Alban Çollakun, një vartës të tij, drejtorin e Departamentit të Gjeologjisë regjionale.

Prej atëherë e deri më tani, ndaj të dyshuarit Morina nuk është marrë asnjë veprim nga ana e ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Përplasja dhe kanosja e Çollakut nga Morina kishte ndodhur në ambientet e objektit Gjeologjik të Kosovës. Deri te ky incident kishte ardhur pasi Morina i ishte drejtuar Çollakut me fjalë ofenduese porsa kishte hyrë në zyrë.

Nacionale posedon edhe denocimin që Çollaku ia ka dërguar ministres Artane Rizvanolli, e po ashtu edhe denocimin e rastit në polici.

Si ndodhi rasti?

Pse nuk e lëvizni bothën kur hi unë në zyrë”, i kishte thënë fillimisht Morina Çollakut i cili po punonte në zyrën e tij.

Pas kësaj, Morinës i është kërkuar që të përmbahet nga fjalori i tij teksa situata ishte tensionuar edhe më shumë.

Morina përsëri kishte reaguar duke i thënë Çollakut se “përse me të caktu ministrja (Artane Rizvanoll) ty dhe kush është ministrja që të cakton pa më pyetur mua” që bëhet fjalë për emërimin e Çollakut në një grup punues.

Pas një debati, Morina e kishte gjuajtur me stilolaps Çollakun dhe e kishte kërcënuar me këto fjalë: “të përplasi për toke o mut, të zhbij nga toka”.

Pas këtij rasti, Çollaku kishte denocuar në polici Morinën dhe ka kërkuar nga ana e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli që të marrë masa ligjore ndaj tij pasi siç thotë Çollaku: “Morina përbën rrezik dhe kërcënim serioz për konflikte dhe sulme potenciale e më të renda dhe me pasoja fatale”.

Tash e sa kohë edhe pas këtij denocimi që është bërë në adresë elektronike të ministres Artane Rizvanolli, ajo akoma nuk ka marrë ndonjë masë.

Për më tepër, para disa muajve, ministrja Rizvanolli e kishte ngritur në detyrë Morinën pasi që ai kishte punuar më parë si Drejtori i Departamentit të Energjisë kurse tash sipas burimeve ai është bërë zëvendës-Drejtor Ekzekutiv i Shërbiit Gjeologjik të Kosovës (ShGJK), e që është pozitë më e lartë.

Nacionale ka pyetur ministrinë e Ekonomisë për rastin në fjalë, se për çfarë arsyesh nuk po merren masa ndaj tij, mirëpo deri në publikimin e këtij shkrimi nga ministria nuk kanë kthyer përgjigje.

Punëtorët me peticion për largimin e Morinës nga ShGJK

Zyrtari Alban Çollaku në një pronocim për Nacionalen ka treguar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga ana e ministrës ani pse ka denoncuar atë edhe në Policinë e Kosoëvs. Ai ka dhënë edhe detaje për rastin teksa thotë së është kërcënuar me jetë.

Po, Siç është raportuar në media, dhe siç edhe mund te gjeni në raportet e policisë, rasti ka ndodhur me datë 17.05.2022, në zyrën time, ku më ç’rast jam sulmuar, kërcënuar me jetë (të zhbij nga toka, të përplasi për toke) dhe penguar në kryerjen e detyrës zyrtare për shkak të mos nënshtrimit për kryerjen e punëve që bien në kundërshtim me autorizimet e mija ligjore, përkatësish punëve të kundërligjshme. Të njëjtën ditë, bazuar në legjislacioni në fuqi, unë menjëherë përmes emalit zyrtar kam lajmëruar ministren si eprore e drejtpërdrejt e tij, dhe njëherësh rastin e kam denoncuar në polici, ku edhe jam intervistuar dhe është iniciuar rasti”, ka thënë ai.

Më tej, ai shton se në denocimin që e ka bërë, ka shprehur shqëtësimin e tij te ministrja Rizvanolli për sjelljet e Morinës i cili sipas tij, përbën rrezik dhe kërcënim serioz të cilat mund të jenë edhe fatale.

Përveç kësaj, në të njëjtin denoncim kam paralajmëruar Ministren, përkatësisht kam shprehur shqetësimin tim së çdo ditë me tepër e këtij personi në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, përbën rrezik dhe kërcenim serioz për konflikte dhe sulme potenciale edhe më të renda dhe më pasoja fatale. Po ashtu, duke pasur parasysh sjelljet dhe veprimet e bëra nga z. Morina ndaj shumë nga nëpunësve të SHGJK-së, nga koha e caktimit të tij nga Ministrja në këtë pozitë të përkohshme, si dhe duke pasur parasysh kërcënimet dhe sulmet ndaj meje, me datë 24.05.2022 disa punëtor të SHGJK-së i kanë dërguar Peticion ministres përmes së cilit kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të Luan Morinës nga SHGJK dhe ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore të përcaktuara më legjislacionin në fuqi”, ka shtuar Çollaku.

Tutje, i pyetur nëse është marrë ndonjë masë ndaj Morinës, Çollaku thotë se nuk ka informata por flitet se minsitrja ka kërkuar opoinon ligjor për rastin

Unë nuk jam në dijeni së a është iniciuar procedurë disiplinore apo është marr ndonjë masë ligjore nga ministrja, por në ministri flitet së Kabineti i Ministres ka kërkuar opinion ligjor lidhur me rastin dhe Departamenti Ligjor ka dhënë opinioni ligjor përkatës, por Luan Morina ende është në pozitën Zëvendës Drejtor Ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës.”, ka theksuar ai.

Ndryshe në kohën kur Vetëvendosje ishte në opozitë, mediat kishin raportuar se Luan Morina brenda vitit ka marrë mëditje nga udhëtimet zyrtare në vlerë mbi 20 mijë euro dhe si duket kjo gjë nuk e ka qenë problem për afrimin e tij me udhëheqësit e ri të ministrisë.

Lajme të ngjashme